Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri menjëherë pasi u mor në pyetje në Prokurorinë e Përgjithshme ndaj kallëzimit që është bërë nga KLD-ja pas akuzave që ai ka bërë ndaj gjyqtarit Aliaj, ku ka theksuar se i qëndron të gjitha akuzave që ai ka bërë ndaj gjyqtarit.

Ndërkohë që ka thënë se në sistemin e drejtësisë nuk ka vetëm gjyqtarë që kanë bërë korrupsion në kurriz të qytetarëve, por kanë kryer edhe vepra të tjera penale si plagosje etj.

Tahiri është pyetur nga prokurorët Adnand Xholi dhe Altin Binaj, hetime që nisën pas hetimeve të nisura nga kallëzimi i KLD-së, ndërkohë që shpjegime pritet që të japë edhe gjyqtari Aliaj.
Pak kohë pas kallëzimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, Prokuroria sekuestroi pamjet filmike të deklaratave publike.

Në qershor, Këshilli i Lartë i Drejtësisë kallëzoi penalisht Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, per deklarata e tij kundër gjyqtarit Aliaj. Mbledhja u thirr nga kryetari i KLD-së pas atyre që i quan sulme të papranueshme, fyese dhe kërcënuese të ministrit të Brendshëm, Tahiri ndaj gjyqtarit.

Sipas KLD Gjatë diskutimeve, anëtarët e Këshillit, dënuan ashpër intimidimin që po i bëhet gjyqtarit Aliaj në veçanti, por edhe trupës gjyqësore në tërësi.