Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se opozita ka frikë nga reforma në drejtësi.<br /><br />Basha tha se është shefi i mazhorancës ai që e ka bllokuar reformën dhe po i fshihet Venecias. <br /><br />Basha sqaron edhe rolin e ekspertëve ndërkombëtarë në procesin e vettingut, sipas propozimit të demokratëve.