Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rruga Lezhë-Shëngjin është bllokuar për disa orë mbrëmjen e së premtes. shkak janë bërë rrëshqitjet e gurëve nga mali si pasojë e reshjeve të shiut në segmentin pranë Knalles.
Sasia e gurëve ka rënë në trasenë e rrugës, duke e bërë të pakalueshme për automjetet. Situata e krijuar ka detyruar policinë që të devijojë lëvizjen e automjeteve për nga rruga e Kunes. Për të normalizuar situatën kanë ndërhyrë menjëherë punëtorët e firmës mirëmbajtëse të rrugës me një fadrome, duke larguar gurët.
Lëvizja në segmentin rrugor pranë Knalles në Shëngjin është bërë mjaft e rrezikshme, pasi ka rrëshqitje të vazhdueshme gurësh që bien nga mali në trasenë e rrugës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bllokohet-rruga-lezhe-shengjin/