Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vaut të Dejës në Shkodër, ku gruaja ka goditur me sëpatë burrin e saj duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme .

Sipas të dhënave paraprake bëhet e ditur se gruaja e ka goditur burrin e saj teksa ai flinte gjumë, në shtëpinë e tyre në Barbullush.

Mirela Buzalli 35-vjeçare ka vrarë bashkëshortin Shkëlzen Buzalli 45-vjeç, menjëherë pas ngjarjes ajo është vetëdorëzuar në polici në gjendje shumë të rënduar psikologjike.

Sipas të dhënave pranë vendit të ngjarjes, çifti kishte tre fëmiijë, ku më i madhi prej tyre është vetëm 14-vjeç, dhe gruaja krimin e ka kryer gjatë orëve të natës, por vetëm në mëngjes ka shkuar në polici dhe është vetëdorëzuar duke treguar të gjitha detajet.

Sipas banorëve të zonës, familja jetonte në një banesë në mes të fshatit aty ku shumë pranë banesës jetojnë edhe të afërmit e viktimës.

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja kanë qenë në gjumë edhe tre fëmijët e çiftit, ku më i vogli është vetëm 5-vjeç.

Çifti, sipas tyre, nuk njihej si problematik, pasi burri ishte i njohur në zonë dhe nuk kishte pasur probleme.

Dyshohet se ky krim është i paramenduar nga 35-vjeçarja, pasi dyshohet se ajo ka pasur kohë që të kryejë krimin.

Policia bën të ditur se ,gruaja e ka qëlluar në pjesën e pasme të kokës duke e lënë të vdekur në vend.

Menjëherë pas dorëzimit të gruas është ngritur grupi hetimor i cili ka shkuar në banesën e çiftit Buzalli dhe ka nisur hetimet.

Ndërkohë, gruaja e vetëdorëzuar në polici është në gjendje shumë të rënduar psikologjike, çka ka bërë që psikologët e policisë së të nisin trajtimin e saj psikologjik.