Autoriteti i mbikëqyrjes Financiare ka në plan të përfshijë profesionistët e ndryshëm në skemat e sigurimit të detyrueshëm.<br /><br />Kreu i AMF, Enkelejda Shehi tha në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë se diçka e tillë bëhet për t?u garantuar më shumë mbrojtje konsumatorëve në raport me profesionistë si mjekë, dentistë, farmacistë, arkitektët, inxhinierë, noterë apo avokatët.<br /><br />Gjatë raportimit në Kuvend, Shehi tha se vëmendje të madhe nga AMF po tregohet ndaj subjekteve të tregtimit online, të cilat paraqesin risk të lartë për publikun.