Report Tv, siguron pamjet e momentit të grabitjes së bankës së nivelit të dytë në Vlorë, ngjarje e ndodhur me 11 korrik të këtij viti. Në këtë grabitje dy persona arritën të merrnin nga sporteli i Bankës një sasi prej 33 mijë eurosh si dhe 6 milionë lekë.

E gjithë grabitja u krye për 59 sekonda.

Punonjësit e sigurisë nuk kanë mundur të reagojnë ndaj dy grabitësve, ndërsa ata në mënyrë krejt të qetë kanë mundur të marrin paratë dhe të largohen.

Në pamjet ekskluzive të siguruara nga Report Tv, shihet qartë momenti i parë, kur në orën 13:56 minuta e 36 sekonda, një person i armatosur vjen nga krahu i djathtë i punonjësit të sigurisë dhe e kërcënon duke i drejtuar armën.

Pas këtij veprimi punonjësi është larguar i frikësuar.

Menjëherë në derën e bankës është shfaqur dhe grabitësi i dytë. Në pamjet e brendshme shihet qartë një prej punonjësve të sigurisë ka qenë duke ndihmuar klientët i cili nuk ka reaguar.

Të gjithë personat që ndodheshin brenda bankës janë shtrirë teksa kanë parë njërin prej grabitësve me armë ndërkohë që tjetri ruante jashtë. Më pas ai i është drejtuar sportelit duke marrë dhe shumën e parave.