Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mes batutash me qytetarët e Shijakut qëndrimet e tij për reformën në drejtësi.
Ndërsa shpërndau leje legalizimi, kreu i qeverisë theksoi edhe njëherë qëndrimin e tij, ndërsa theksoi se reforma në drejtësi duhet të votohet ditën e enjte në mëngjes.
Edi Rama: ?Sigurisht që të gjitha lejet që janë bërë gati nuk mund ti merrni këtu sepse i bie të rrimë këtu ndërkohë që të enjten në mëngjes duhet të votojmë reformën në drejtësi?
Aktiviteti përkoi me kohën kur në selinë Blu ishte mbledhur grupi Kuvendor i PD dhe kryeministri nuk i kurseu thumbimet për qëndrimet e demokratëve për reformën në drejtësi
Edi Rama: ?Se nuk dua të flas shumë për PD-në sepse po bëjnë mbledhje si tia bëjnë. Të hapin luftë me Amerikën apo të bashkohen me popullin, e nuk duhet ti shqetësojmë. Por në atë kohë u bënë 7 legalizime.

Rama batuta me një banore: Hallin e kanë ata që kanë frikë nga drejtësia.
Një batutë edhe për aleatët, LSI-në, të cilët sipas Ramës i duan edhe demokratët dhe socialistët
Ky është me LSI-në. Këta duan dhe socialistët dhe demokratët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-te-enjten-votojme-reformen-ne-drejtesi-batuta-per-lsi-ne/