Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh në një konferencë për shtyp se opozita do të votojë reformën në drejtësi nesër në Kuvend.

Basha tha se letra e komisionerit Hahn thotë që roli i ONM do të jetë vetëm rekomandues, pasi vendimmarrja do t'i takojë institucioneve shqiptare.

"PD do të japë nesër votat e saj për miratimin e reformës në drejtësi. Është koha për bashkim politik. Akti politik i nesërm është në emër të çdo shqiptari", u shpreh Basha.

Ai theksoi gjithashtu se roli i ndërkombëtarëve në procesin e vettingut do të jetë vetëm rekomandues. "Vendimmarrja do të jetë në dorë të institucioneve shqiptare", tha Basha.

Paketa e ndryshimeve kushtetuese është pika e parë e rendit të ditës të punimeve të Kuvendit nesër. Mazhoranca ka shprehur vullnetin e saj për të votuar reformën, ndërsa në parim edhe kreu i opozitës ka deklaruar se edhe PD do ta votojë reformën.