Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Selami tregon për Ora News se çfarë ndodhi pasditen e sotme në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike pas arritjes së konsensusit për reformën në drejtësi.
Selami shprehet se në mënyrë të natyrshme kishte një ndjenjë krenarie, ndërsa falënderoi kryetarin Basha dhe opozitën për kontributin e dhënë. Selami tha se ky është një sukses i përbashkët i klasës politike, duke falënderuar edhe kryeministrin Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Meta.
Intervista e plotë:
-Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit dhe cili ishte qëndrimi juaj aty?
Selami: Ishte një mbledhje ku u raportua lajmi i gëzuar për të gjithë shqiptarët, që Partia Demokratike dhe opozita dha konsensus për këtë reformë shumë të rëndësishme në drejtësi në bazë të rekomandimit tashmë të njohur si drafti hibrid i zonjës Nuland. Aty, në mënyrë të natyrshme kishte një krenari të përbashkët të ndarë prej nesh, për kontributin që ka dhënë që fillimet e saj opozita, që Shqipëria përfundimisht të ketë një draft bashkëkohor, që do t?i japi jo vetëm Shqipërisë, por që do t?i hapi rrugën për integrimin e mëtejshëm kaq të dëshiruar të shqiptarëve për në Bashkimin Evropian.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/selami-zbardh-per-ora-news-cfare-ndodhi-ne-mbledhjen-e-grupit-te-pd-se/