Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka deklaruar se nëse palët nuk do të arrijnë konsensusin për miratimin e Reformës në Drejtësi, ai do ta votojë në seancë por pas këtij veprimi ai do të japë dorëheqjen.

Meta ka shtuar se i ka bërë thirrje Lulzim Bashës dhe Sali Berishës për të pranuar marrëveshjen e arritur, ndërkohë që palët duhet të vendosin për një vendim jo të njëanshëm, por ka theksuar se konsensusi duhet të gjendet vetëm sipas Venecias.

?E vetmja mënyrë për të arritur konsensusin është sipas Venecias. Unë besoj shumë tek përgjegjshmëria e Bashës. Nëse PD pas sqarimit të këtyre momenteve nuk pranon ta votojë unë do ta votoj reformën pa konsensus dhe do jap dorëheqjen? tha ai.

Meta ka vijuar se, i ka bërë thirrje Bashës e Berishës për të pranuar marrëveshjen, pasi nuk duhet të lejohet që vendi të qëndrojë edhe për 30 vite prapa.