Deputeti i PD, Eduard Selami u shpreh se është për të ardhur keq ajo që po ndodh me reformën në drejtësi. Megjithatë, ai kujtoi se reforma do të miratohet pavarësisht kësaj situate. <br /><br />"Është për të ardhur keq, ju siguroj se askush nuk mund të ndalë reformën në drejtësi që ka mbështetjen e shqiptarëve dhe SHBA-së që unë i jam mirënjohës. Reforma në drejtësi do të bëhet me konsensus sipas draftit të znj.Nuland", u shpreh Selami.<br /><br />Ai theksoi gjithashtu se një ditë më parë në mbledhjen e grupit parlamentar, Partia Demokratike vendosi unanimisht të votonte reformën në drejtësi sot në Kuvend.
