Një i moshuar ra në sy sot në protestën e Shoqërisë Civile për miratimin e reformës në drejtësi.<br /><br />Me kapele dhe kollare të kuqe dhe me grushtin ngritur, ai nderoi ambasadorët teksa dolën nga seanca e Kuvendit. Në xhaketën e këtij të moshuari binin në sy disa medalje, çka nënkuptonin se ai ishte veteran i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.<br /><br />Ai tërhoqi jo pak vëmendjen ne ato momente, teksa gjatë gjithë kohës nderonte me grusht automjetet e ambasadorëve të vendeve të BE.
