Viti 2015 ka shënuar rritje të dukshme të mbetjeve urbane në gjithë territor shqiptar. INSTAT ka publikuar të dhënat mbi mbetjet e ngurta urbane për tre vitet e fundit, ku bie në sy se 40% e popullsisë nuk përfiton asnjë shërbim për trajtimin e këtyre mbetjeve. Në vitin 2015, çdo banori të Republikës së Shqipërisë i përkasin 396 kilogramë mbetje të ngurta. Shifra është në rritje nga një vit më parë, kur sasia vjetore e mbetjeve të gjeneruara për banor në shkallë vendi 355 kg/banor, apo dhe me vitin 2014, kur sasia e mbetjeve për banor ishte 321 kg.
Mbetjet totale të gjeneruara dhe mbetjet të pa menaxhuara me fonde publike: Në vitin 2015 janë gjeneruar afërsisht 2,5 milion tonë mbetje urbane, në vitin 2014 janë gjeneruar 1,5 milion tonë dhe në vitin 2013 janë gjeneruar 1,1 milion tonë
Nga raporti bie në sy se sasia e mbetjeve industriale të përziera në burim bashkë me ato urbane ka patur rritje jo lineare nga viti 2013 në vitin 2015. Në vitin 2015 sasia e mbetjeve jo urbane të menaxhuara ishte 94 kg/banor, në vitin 2014 ishte 90 kg/banor dhe në vitin 2013 ky tregues ishte 44 kg/banor.

Ndërkaq bie në sy se 40% e popullsisë nuk përfiton asnjë shërbim për trajtimin e këtyre mbetjeve. Sipas raportit, Niveli i mbulimit të popullatës me shërbime komunitare për menaxhimin e mbetjeve urbane nuk ka qenë konstant në tri vitet e vrojtuara duke shënuar luhatje të këtij treguesi në vlerat 60 % në vitin 2015, 63 % në 2014 dhe 51,9 % në vitin 2013.