Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Festa kombëtare e Egjiptit ka bërë bashkë personalitete publike shqiptare, ambasadorë të akredituar në Shqipëri, por jo vetëm. Përmes një ceremonie në ambasadën e Egjiptit në Tiranë, është kremtuar 64 vjetori i rrëzimit nga pushteti të mbretit Faruk.
Ambasada e Egjiptit në Tiranë ka festuar 64 vjetorin e festës kombëtare.
Ambasadori i Egjiptit Ahmed Hassan Abdellah në pritjen e organizuar me këtë rast, ftoi një sërë personalitete të jetës publike dhe ekonomike të vendit.
Mes të ftuarve ishin dhe shumë diplomatë të akredituar ne Shqipëri.
Ambasadori i Egjiptit në Tiranë, i uroi mireseardhjen te ftuarve dhe shprehu gadishmerinë e vendit te tij per forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona në të gjitha sektorët, ku prioritet ka turizmi dhe ekonomia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/festa-kombetare-ambasada-e-egjiptit-ne-tirane-organizon-ceremoni-zyrtare/