Surprise Me!

Report TV - Tarifat e çmendura të fluturimeve Mazniku:Shkak koncesionari TIA

2016-09-20 0 Dailymotion

Çmimet deri 500 euro të kësaj vere për fluturimet drejt Romës, Milanos apo Parmës vijnë për shkak të tarifave mjaft të larta aereportuale që aplikon koncesionari i Aereoportit Nënë Tereza. Ish-Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Ervin Mazniku, thotë se kompania koncesionare gëzon monopolin e plotë të fluturimeve ndërkombëtare, duke diktuar tarifa mjaft të larta naj operatorëve.

Mazniku analizon edhe ngjarjen e rëndë të disa ditëve më parë, kur në ambientet e Aereoprtit "Nënë Tereza" u vodhën rreth 1 milionë dollarë.

Sipas tij, problemet e sigurisë në aeroport janë evidentuar edhe nga testimet e institucioneve ndërkombëtare. Por rekomandimet e këtyre institucioneve duket se nuk u zbatuan nga TIA, duke kulmuar më 30 qershor me vjedhjen spektakolare në pistën e fluturimeve.

Veçanërisht gjatë kësaj vere shqiptarët janë përballur me çmime shumë të larta udhëtimesh, të cilat arritën deri në 500 euro për fluturime drejt qyteteve italiane.

Shkak për të cilin ndodh shpesh që qytetarët shqiptarë të udhëtojnë nga aeroportet e vendeve fqinje, por edhe të kombinojnë fluturime me dy apo tre ndalesa.

Nga aeroportet fqinje mund të udhëtohet vajtje ardhje drejt destinacioneve italiane me afërisht 70 euro, ndërkohë që nga Shqipëria çmimet aktuale janë rreth 250 euro vajtje- ardhje.

Për në Londër mund të udhëtohet vajtje-ardhje nga aeroportet fqinje me çmime më pak se 200 euro, ndërkohë që nga Shqipëria udhëton rreth 400 euro.

Pa përmendur udhëtimet low cost, të cilat mungojnë tërësisht në tregun shqiptar: në Bari, bileta e udhëtimit drejt Dyseldorfit kushton vetëm 36 euro.

Buy Now on CodeCanyon