Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama dhe ish kryeministri Sali Berisha replikuan sot në Kuvend.
Nga foltorja e Kuvendit Berisha lexoi një fjalim me shkrim ku argumentonte kush fitoi dhe kush humbi pas miratimit me konsensus të reformës në drejtësi.
Berisha tha se fitues ishte PD që ia dolë të impononte kushtin e saj dhe vlerësoi rolin e LSI-së e cila në momentet kritike mes konsensusit dhe bashkëqeverisjes zgjodhi konsensusin. Për Berishën Rama është humbësi që fshihej pas kryetarit të komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi ?Xhafën e drogës?, siç e quajti Berisha.
Berisha: ?Në këtë mision një rol thelbësor ka luajtur qëndrimi i vendosur pro konsensus i LSI-së dhe kryetarit të saj Ilir Meta. në këtë proces pa dyshim fitoi dhe LSI që në momentet kritike mes konsensusit dhe bashkëqeverisjes zgjodhi konsensusin . Fituan miqtë e vërtetë të shqiptarëve që io donin të mirën e saj dhe jo mbi 90 vota të blera por 140 vota?
PD ia doli të imponojë kushtin e saj edhe falë mbështetjes së disa institucioneve të vendit dhe komunitetit ndërkombëtar . Edi Rama fillimisht e pranoi kushtin de juro por e refuzoi de fakto. Refuzoi të ftonte duke u fshehur pas Xhafës që për muaj nuk pranoi të firmoste ftesën e Venecias.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-e-berisha-replikojne-ne-kuvend/