Surprise Me!

Report TV - 8 hidrocentrale në Lumin Mat mesatarisht në çdo 5-6 klm rrjedhë

2016-09-20 2 Dailymotion

Në mbledhjen e saj të fundit qeveria shqiptare ka miratuar kontratat shtesë të koncesioneve, për ndërtimin e 8 hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Mat.

Nga lista e botuar bie në sy se lumi i Matit po shfrytëzohet në maksimum për prodhim energjie.

Sipas listës i bie që mesatarisht në çdo 5-6 kilometra rrjedhë të këtij lumi të ketë një hidrocentral.

Konçesionin e fundit e ka marrë një kompani austriake, por që ende nuk ka filluar zbatimin e projekteve në terren. Ky konçension është ngritur si shqetësim qytetar në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Mat.

Sipas vendimit të Këshillit të ministrave, i cili tashmë është publikuar në faqen zyrtare të kryeministrisë bëhet fjalë për hidrocentralet të emërtuara ?Gjoni?, ?Blishta?, ?Klosi?, ?Domi?, ?Luci?, ?Shoshaj, ?Zenishti? dhe ?Burreli?, koncesionet e të cilave janë dhënë që në tetor të vitit 2012 nga qeveria e mëparshme.

Buy Now on CodeCanyon