Në ?Lulishten 1 Maj? në Durrës, vetë investitori privat ka ndërtuar poshtë themeleve të pallatit të tij një muze arkeologjik. Objekti arkeologjik në themelet e ndërtesës ka qenë 6 vjet më parë terren i gërmimeve arkeologjike nën drejtimin e profesor Gjergj Frashërit. Gërmimet u paguan nga investitori privat, të cilit iu dha leja nga vet Këshilli i Arkeologjisë pranë Ministrisë së Kulturës, me kushtin që të ndërtonte, por të ruante bërthamën nëntokësore të sitit arkeologjik.

Profesor Gjergj Frashëri pohon se ky muze ka të veçantë, ?Jo vetëm ekspozimin e gjetjeve arkeologjike në vitrina, por edhe faktin që do të ngrihet mbi rrugët antike të Dyrrahut, të cilat janë tërësisht origjinale, të trashëguara nga epoka antike e qytetit.?. Sipas Frashërit, ky muze është një dokument urban i zbuluar nëpërmjet një gërmimi arkeologjik profesional.

Specialisti i njohur i arkeologjisë argumenton me tej se ?Ky është muzeu i parë që vjen nga përgjegjësia dhe gatishmëria e investitorit privat për të ruajtur një dokument të historisë në këto përmasa historike dhe financiare, por kjo nuk mjafton. Në Durrës janë ndërtua 149 pallate në zonën A dhe B gjatë këtyre dy dekadave të fundit, por vetëm dy-tre investitorë të tjerë privatë kanë financuar që të bëhet gërmimi apo dokumentimi arkeologjik në nëntokën ku është ngritur ndërtesa e tyre.?, tha Frashëri.

Duke kujtuar rastet se të tjerët e kanë hedhur të gjithë substancën arkeologjike në plehrat jashtë qytetit gjatë ndërtimeve, Gjergj Frashëri thekson se ?Një muze i tillë i tregon kulturën e shoqërisë dhe të investitorëve tanë privatë bashkëkohorë?.