Reforma Kushtetuese dhe ligji për dekriminalizimin u votuan në një ditë të vetme: 17.12.2015, me kërkesë të PD. Tani, për Drejtësinë, Basha kërkon kohë. Rikthehet tensioni politik, tentativë për të penguar vetingun.<br /><br />Prej tre ditësh atmosfera politike është tensionuar nga debati nëse ligji i vetingut, pjesë e paketës shoqëruese për lirimin e rrugës së zbatimit të reformës në drejtësi, mund apo jo të miratohet menjëherë apo duhet të presë hyrjen në fuqi të Kushtetutës.<br /><br />Ndërkombëtarët, të interesuar për të sjellë sa më shpejt në Tiranë Operacionin Ndërkom- bëtar të Monitorimit, por edhe për të shkruar rekomandime pozitive në progres raportin e vjeshtës për Shqipërinë, kërkojnë miratimin e 7 ligjeve prioritare menjëherë. Ndryshe mendojnë disa eksponentë të politikës, e më fort Partia Demokratike, e cila e konsideron antikushtetues miratimin që tani të këtyre ligjeve, kur ende nuk ka hyrë në fuqi Kushtetuta e re. Ndryshimet kushtetuese e miratuan dje në Fletoren Zyrtare dhe hyjnë në fuqi 15 ditë më pas.
