Një efektive policie ka humbur jetën dhe një person tjetër është plagosur mëngjesin e sotëm në një aksident automobilistik pranë Urës së Mifolit në rrugën Levan-Vlorë.

Refie Shtrumi, 33-vjeç e cila drejtonte një mjet tip Ford Focus me targë AA601 FZ ka humbur kontrollin duke u përplasur me një pemë. Përplasja ka rezultuar fatale për efektiven e policisë, e cila ka humbur jetën menjëherë, ndërkohë që i plagosuri është dërguar në spital.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:00 të kësaj të mërkure, dyshohet se 33-vjeçarja ka humbur kontrollin e mjetit nga lodhja .

Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.