Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni i posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi mund të mblidhet të martën datë 2 gusht, për të diskutuar projektligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Burime pranë Partisë Demokratike i thanë Ora News, se ndryshe nga sa ishte parashikuar për të hënë mbledhja mund të shtyhet për një ditë më pas, pa përcaktuar u përcaktuar orari përfundimtarë.
Ekspertët e opozitës, kanë vlerësuar në brendësi projektligjin që mban firmën e OPDAT dhe EURALIS, ndërsa kanë përgatitur një opinion të detajuar për dispozitat që pritet të kenë diskutime dhe debate.
Ky opinion do paraqitet në mbledhjen e komisionit, ndërsa opozita ka kërkuar që seance të zhvillohet e hapur për mediat. Neni 34 i projektligjit që lidhet me standardet e kontrollit të figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve pritet të jetë me i debatueshmi për shkak të kufizimeve të tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vettingu-pd-gati-opinionin-dhe-oponencen-per-disa-dispozita-te-ligjit/