Shënjestra e atentatit në Burgun e Vaqarrit flet ekskluzivisht për Report Tv.

Ai tregon rreth konfliktit me familjen e atentatorit dhe se si vrau Valmir Kolaverin.

Daci ngre dyshime se atentatorët kanë pasur informacion nga brenda burgut.

Çfarë konflikti keni pasur me familjen Kalaveri?
Ngjarja ka zanafillën që në Francë, jam konfliktuar me një nga shokët e tyre. Aty kanë ndërhyrë edhe vëllezërit Kalaveri, ku më kanë marrë peng dhe më kanë mbajtur peng në një bodrum për 4 ditë. Aty më kanë torturuar. Kur janë kthyer në Shqipëri nuk e kanë lënë me kaq, por më kanë marrë në telefon natën e 4 nëntorit dhe më kanë ofenduar. Ata kanë ardhur të përgatitur me shkopa bejsbolli. Vëllai i madh kishte edhe thikë me vete, i cili më kërcënoi se do më priste veshët. Në atë moment unë kam nxjerrë armën dhe jam vetëmbrojtur.