Presidenca ka reaguar pas pretendimeve të Partisë Socialiste se dekreti i Nishanit për caktimin e datës së zgjedhjeve në Bashkinë Dibër, është në shkelje me Kodin Zgjedhor.

Sipas Presidencës, data e zgjedhjeve korrespondon me të gjitha afatet ligjore dhe është në përputhje me nenin 10 të Kodit Zgjedhor. Presidenca sqaron se Gjykata Kushtetuese pas vendimit për shkarkimin e Xhelilit, ka informuar zyrtarisht Presidentin, duke i dhënë në këtë mënyrë mundësinë ligjore për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Presidenca e cilëson deklaratën e PS si deformim të përcaktimit ligjor.

"Shkresa njoftuese nga gjykata kushtetuese pas vendimit për rrëzimin e kërkesës së Shukri Xhelilit ka mbërritur në Presidencë në datën 1 gusht. Jemi informuar se data e vendimit të Gjykatës Kushtetuese është 1 gusht 2016. Nga ku fillon përllogaritja e datës për mbajtjen e zgjedhjeve dhe datat janë 4 shtator ose 11 shtator, 2016.

Data e përcaktuar në dekret korrespondon me afatet ligjore të nenit 10 pika 3 të Kodit Zgjedhor.

Brenda 48 orëve nga marrja e njoftimit zyrtar, presidenti dekretoi në datën 2 gusht 2016, datën e zgjedhjeve për Bashkinë Dibër.

Pretendimet e Partisë Socialiste janë të pavërteta. Presidenti kërkon zhvillimin e lirë, të drejtë dhe të ndershëm të zgjedhjeve për kryetarin e Bashkisë Dibër", tha zëdhënësi i Presidencës.