Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar ka hedhur poshtë akuzat e Policisë për mungesën e sinjalistikës në aksin ku ndodhi aksidenti i rëndë në Shkodër.

Sipas tij, akuzat mbi aksidentin ku gjetën vdekjen 4 persona bëhen për të hequr përgjegjësitë nga vetja. Ai shtoi se vetëm 4% e aksidenteve ndodhin për shkak të gjendjes së rrugëve, dhe se fajtorët kryesorë janë drejtuesit dhe automjetet.

Përplasja mes Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së shtetit për aksidentin e rëndë në Shkodër ka vazhduar dhe sot.

Në një deklaratë për shtyp, kreu i ARRSH ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga Policia e Shtetit, duke theksuar se segmenti në fjalë është i pajisur më së miri me sinjalistikë dhe elemente sigurie.

Nga ata tjetër, sipas tij, aksidenti ka ndodhur në një rrugë dytësore, jashtë juridiksionit të ARRSH.

Xhika solli në vëmendje një analizë të ARRSH, sipas së cilës vetëm 4% e aksidenteve ndodhin për shkak të mungesës së sinjalistikës.

Ai shtoi se tashmë 75 e rrugëve të Shqipërisë janë të mbuluara me sinjalistikë, ndërkohë që u bëri thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes e të respektojnë rregullat e qarkullimit për të mos u përfshirë në aksidente.