Surprise Me!

Report TV - Aksident rrugor në Bulqizë, 3 të vdekur dhe një i plagosur

2016-09-25 27 Dailymotion

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e kësaj të enjte në fshatin Trebisht të Bulqizës, në kufi me Maqedoninë. Tre persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Viktimat janë Azem Karabrahimi 21 vjeç, Elena Bajrami 32 vjeç dhe Musa Nuerdini 55 vjeç. I plagosur rëndë ka mbetur 27-vjeçari Gentjan Sula, i cili po mjekohet në Dibër të Madhe në Maqedoni.

Nga informacionet paraprake mësohet se automjeti tip Opel me targa AA 791 JY në të cilin udhëtonin 3 viktimat dhe i plagosuri ka rënë në humnerë, ndërsa shkak rezulton shpejtësia tej normave të lejuara.

Makina drejtohej nga Azem Karabrahimi, ndërsa ishte duke udhëtuar me motrën e tij Elena Bajrami, e cila humbi jetën dhe Musa Nuredini, kushëri i largët i dy viktimave, që po ashtu vdiq nga aksidenti tragjik.

Gentian Sula, kushëri i dy viktimave (motër e vëlla) në momentin qe makina po rrokullisej për në humnerë është hedhur duke shpëtuar nga vdekja.

Tre viktimat dhe i plagosuri nga fshati Ostreni i Vogël po ktheheshin nga Maqedonia dhe shkonin për në Trebisht.

Vendi ku makina doli nga rruga duke përfunduar në humnerë nuk ka barriera, pasi ndërpriten nga një 'xhep', në krah të së cilës nuk ka asnjë mbrojtëse.

Makina tip Opel me targa AA 791 JY nga shpejtësia ka dalë nga rruga duke mos hyrë në kthesë duke përfunduar në humnerë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.

Buy Now on CodeCanyon