Surprise Me!

Report TV - Atentati në Vaqarr, Avokati: Kolaveri ishte në Kodër Kamëz

2016-09-25 4 Dailymotion

Artan Kodheli, avokati mbrojtës i Ergys Kolaverit, i akuzuar për atentatin ndaj Gazmir Dacit te burgu i Vaqarrit, pretendon sërish se klienti i tij s'ka lidhje me ngjarjen.

Ai ka bërë publike një tjetër video ku Kolaveri është filmuar në zonën e Kodër Kamzës. ?Klienti im Ergys Kolaveri ka qenë në Kamëz në momentin kur ka ndodhur atentati në Vaqarr", është qëndrimi i avokatit Kodheli, i cili do t?i paraqesë gjykatës një tjetër provë të fortë që vërteton alibinë e tij.

Përveç fotos që publikoi në seancën e masës së sigurisë kur Kolaveri shihej duke pirë kafe në një lokal në Kamëz, avokati do t?i paraqesë gjykatës edhe këtë pamje nga kamerat e sigurisë, ku sipas tij, Ergys Kolaveri paraqitet duke ecur në zonën e Kodër-Kamzës.

Avokati Kodheli është shprehur se do ta apelojë masën e sigurisë për klientin e tij, i cili padrejtësisht akuzohet se i ka bërë atentat shtetasit Gazmir Daci, në burgun e Vaqarrit.

Nga ngjarja, mbeti i plagosur shtetasi kosovar Lili Dulaj.

Buy Now on CodeCanyon