Një bankë e nivelit të dytë në zonën e ish-bllokut në Tiranë është tentuar të grabitet gjatë natës të së dielës duke u gdhirë e hëna.

Persona të paidentifikuar kanë mundur të çajnë murin e një prej filialeve të Bankës Kombëtare Tregtare, por raportohet se nuk kanë mundur të grabisin shuma parash dhe pse kanë mundur të hynë brenda bankës.

Ende nuk dihet rrethanat e kësaj ngjarje dhe përse është reaguar me kaq vonesë, sakaq nuk dihet se si kanë vepruar punonjësit e sigurisë së bankës.

Policia aktualisht ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të saj.

Ndërkohë po merren në pyetje të gjithë punonjësit e bankës dhe rojet e sigurisë.

Blutë e Tiranës kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për të hedhur më shumë dritë për këtë ngjarje.

Komunikata e policisë:

Në rrugën "Ismail Qmali", tek BKT Bank, është konstatuar nje carje ne murin e bankes 50 me 30, tek dhoma e kasafortes.

Kasaforta duket e pa prekur, por priten punonjësit e Bankës për të verifikuar kasafortën dhe a ka ndodhur vjedhje apo ka mbetur në tentativë.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për gjetjen e autorëve të kësaj vepre.