Policia ka arrestuar 4 persona për ngjarjen e ditës së djeshme ku një përson u gjet i vdekur në landfill të Sharrës.

Viktima Ardit Gjoklaj 17 vjeç punonjës i landfillit u gjet i copëtuar në Sharrë.

Të arrestuarit janë Besnik Braha 53 vjeç, përgjegjësi i firmës, Edmond Kollari 40 vjeç, drejtuesi i eskavatorit, Dëfrim Hakrama 44 vjeç, përgjegjësi i turnit dhe Bujar Daja, 45 vjeç, përgjegjësi i punonjësve.

Gjithashtu po punohet për kapjen e E.T, 48 vjeç, banues në Peqin, administrator i firmës ?3 K SH.P.K?.

Arrestimi i tyre i bë sepse në orën 14:30, tek Landfilldi i Sharrës, në grumbullin e mbeturinave, u gjet kufoma A . Gj, 17 vjeç ,banues në Kombinat, i cili ishte punonjës sezonal në Landfillid, i pa regjistruar tek firma ?3K SH.P.K? dhe dyshohet se është aksidentuar për vdekje nga një mjet tip ?Eskavator me kova?, gjatë punës në Landfilld.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprën penale "Shkelje te rregullave te mbrojtjes ne punë"