Persona të paidentifikuar kanë mundur të grabisin një sasi prej 700 mijë lekë të reja në një pikë karburanti ?Alb Gaz?, në një rrugë dytësore.

Sipas burimeve të policisë ngjarja ndodhi rreth orës 4:00 të mëngjesit të kësaj të diele, ku persona që sipas rojes së objektit të armatosur mbërritën aty dhe arritën të vidhnin një sasi prej rreth 100 mijë lëkë të reja.

Sipas burimeve të policisë së kryeqytetit, personat kanë lidhur rojen e karburantit. Më pas ata kanë marrë një sasi prej rreth 100 mijë lekë të reja pjesë e xhiros ditore si dhe një sasi tjetër prej rreth 600 mijë të tjera të cilat ndodheshin në kasafortë.

Në ikje e sipër autorët sipas policisë kanë thyer edhe kamerat e sigurisë me qëllim për të për të mos u regjistruar prej tyre me qëllim për të mos u identifikuar. Sipas policisë dyshohet se personat kanë mundur të largohen me një mjet me ngjyrë të zezë.

Pas marrjes së njoftimit në vendin e ngjarjes, kanë mbërritur efektivët e policisë së Vorës si dhe oficerë të zyrës së hetimit të cilët kanë nisur edhe hetimet për ngjarjen.