Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur zyrtarisht procesin e administrimit të zgjedhjeve të pjesshme në bashkinë e Dibrës, me votë unanime trupa e KQZ vendosi për afatet procedurale. Sipas vendimit të KQZ partitë politike kanë të drejtë të paraqesin propozimet për KZAZ deri me datën 10 gusht, ndërsa anëtarët e qendrave të votimit jo më vonë se data 22 gusht.<br /> <br />Po ashtu u vendos që partitë politike, të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë në Grupin e Numërimit të Votave, t?i depozitojnë ato në KZAZ jo më vonë së me datën 30 gusht. Në listën e vendimeve të KQZ për procesin elektoral në Dibër u përcaktua që partitë politike të paraqesin kërkesën për regjistrim si subjekte zgjedhorë për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Dibër, jo më vonë se data 11 gusht 2013, ndërsa koalicionet zgjedhore duhet të paraqesin kërkesën jo më vonë se data 15 gusht, po i njëjti afat është edhe për kandidatë të propozuar nga zgjedhësit. Ndërkaq dokumentet e kandidimit paraqiten në KZAZ jo më vonë se data 19 gusht 2016. <br /><br />Përveç administrimit të procesit elektoral në Dibër KQZ vendosi rrëzimin dy kërkesave për referendum të një grupi nismëtarësh në bashkinë e Tiranës për disa çështje në lidhje me zonat e mbrojtura të Bashkisë Tiranë?. Si dhe në lidhje me lejet e zhvillimit dhe ndërtimit në territorin e Bashkisë Tiranë.
