Pas akuzave të Partisë Demokratike që Kelmend Balili i ashtuquajturi ??Eskobari? po pushon me zëvendës drejtorin e Policisë së Shtetit në Sarandë, në një lidhje telefonike për Report Tv ka reaguar nip i tij Rigels Balili, kryetar i Bashkisë Delvinë.<br /> <br />Ai është shprehur se fotografia që ata kanë publikuar është bërë para 4 vitesh pasi ai nuk ndodhet në Sarandë. Partia Demokratike ka shpifur me deklaratat e saj.<br /><br />Rigels Balili ka shtuar se Greqia nuk ka sjellë asnjë provë që implikon Klemendin. Kryebashkiaku i Delvinës ka thënë se tashmë çështja është në dorë të drejtësisë.
