Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure, rreth orës 07:35 minuta në Kryeqytet. Paraprakisht dyshohet për një tentativë vrasje, ndërsa ngjarja ka ndodhur në rrugën "Sadik Petrela".

Një person i armatosur, i identifikuar si Leonard Kaçaniku, 35 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri ndaj tre vëllezërve, K.B, Sh.B dhe E.B, përkatësisht të moshës 38 vjeç, 34 vjeç dhe 36 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes autorit me tre personat. Mësohet se Kaçaniku ka qëlluar dy herë në drejtim të tyre, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Policia ka arrestuar menjëherë Leonard Kaçanikun të cilit iu sekuestura dhe arma pistoletë ?Bereta? si dhe ka nisur hetimet për zbarjen e motiveve të kësaj ngjarje.

Sipas dëshmive të mbledhur nga policia, shkak i konfliktit mendohet të jenë motivet e dobëta. Autori i të shëntave, Leonard Kaçaniku punon si taksit i palicencuar, ndërsa tre vëllezërit tregtarë mobiljesh. Mësohet se Kaçaniku u ka bllokuar rrugën me automjetin e tij tre vëllezërve, çka ka sjellë edhe konfliktuimin e tyre, deri në përdorimin e armëve të zjarrit.