Policia Rrugore, gjatë 24 orëve të fundit, ka vendosur gjithsej 1 804 masa administrative, duke arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh.<br /> <br />Në një njoftim për shtyp, policia thekson se janë pezulluar gjithsej 62 leje drejtimi (10 për pije alkoolike, 33 për shpejtësi dhe 19 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme), janë vendosur 524 masa administrative për mosvendosje rripi sigurimi, 83 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe 98 masa për përdorim celulari.<br /> <br />Në ditët në vijim, Policia Rrugore në të gjithë vendin, do të vijojë me intensitet punën në dy drejtime: në sensibilizimin e gjithë përdoruesve të rrugës për respektimin e rregullave të Kodit Rrugor si dhe në evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.
