Gjykata e Amsterdamit vendosi ekstradimin e Arben Frrokut, i kërkuar nga autoritetet shqiptare të drejtësisë, për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt. Frroku për këtë krim është dënuar me burgim të përjteshëm.

Ai qëndronte në Holandë, ku ishte arratisur pas vendimit të pafajësisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda. Për kundër këtij vendimi Gjykata e Apelit vendosi dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Gjykata e Amsterdamit vendosi të pranojë kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e Arben Frrokut në Shqipëri, ku është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt.

Lajmi u bë i ditur për mediat nga burime të Policisë së Shtetit që thanë se gjykata ka refuzuar kërkesën e Frrokut për të mos u ekstraduar në Shqipëri.

Ai pretendonte se në Shqipëri i rrezikohej njëjta në burg nga gjakmarrja. Ndërkaq ministri holandez i drejtësisë, pritet të firmosë vendimin e ekstradimit të tij në drejtim të vendit tonë, pasi të ketë marrë formë të prerë vendimi i ekstradimit.

Në këtë mënyrë vrasësi i Komisarit Dritan Lamaj do t?i rikthehet qelive në burgjet shqiptare, aty ku është dënuar të qëndrojë përjetësisht.

Dosja e plotë në të cilën kërkohej ekstradimi i Frrokut, mbërriti në Amsterdam 20 korrik të këtij viti, disa javë pasi ai ishte arrestuar, si i kërkuar ndërkombëtar nga Interpol Tirana, për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt.

Dosja mësohet se përmbante vendimin e formës së prerë të gjykatës shqiptare për dënim të përjetshëm. Gjykata holandeze vlerësoi se Frroku nuk solli provat e mjaftueshme për të penguar ekstradimin e tij.

Po ashtu gjykata holandeze kishte cilësuar burgjet shqiptare të sigurta dhe se në këtë mënyrë ai mund të ekstradohej në drejtim të vendit tonë. Avokati i Frrokut, pretendon se provat mbi të cilat është dënuar Arben Frroku nuk qëndrojnë dhe filmimet e kamerave të sigurisë nuk ishin të qarta.

Sipas Frrokut vendimi për burgim të përjetshëm ishte i ndikuar politikisht dhe i korruptuar. Frroku në një proces në Gjykatën e Krimeve të Rënda, u shpall i pafajshëm.

Trupi gjykues i përbërë nga Klodian Kurushi, Fran Prendi, Ardjan Mustafaj, Liljana Baku, me Kryetar Dritan Hallunaj i dhanë pafajësinë Frrokut. Pak ditë më pas ai u largua jashtë vendit. Pak javë pas arratisë, Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, e dënoi atë me burgim të përjetshëm.