Surprise Me!

Report TV - Zjarri në pyllin e Vlorës, policia thirrje banorëve: Largohuni

2016-09-25 0 Dailymotion

Ministria e Mbrojtjes i është përgjigjur thirrjes së zjarrfikësve dhe ka dërguar në vendngjarje helikopterë dhe trupa të Forcave të Armatosura për të ndihmuar në shurajen e flakëve.

Një zjarr i madh ka përfshirë 100 hektarë tokë në pyllin e Hidrovorit. Kjo është hera e dytë brenda muajit që digjen sipërfaqe të mëdha pyjesh në njësinë administrative Novoselë.

3 makina zjarrfikëse dhe rreth 30 punonjës të saj kane shkuar në vendngjarje për të shuar flakët.

Era e madhe favorizon përhapjen e flakëve duke e bërë më të vështirë punën e zjarrfikësve që e kanë thuajse të pamundur të shuajnë zjarrin. Ata kanë kërkuar ndihmën e helikopterëve nga ajri që të normalizojnë situatën.

20 hektarë sipërfaqe me ullinj janë përfshirë nga flakët në fshatin Përparim, Peqin. Ndërhyrja për shuarjen e zjarrit edhe në këtë fshat është e vështirë ndaj zjarrfikësit kërkojnë ndërhyrje nga ajri për të vënë nën kontroll situatën.

Buy Now on CodeCanyon