Një tjetër automjet është hedhur mbrëmjen e djeshme në ujërat e liqenit të Shkopetit, në aksin rrugor Milot-Burrel.

Policia dyshon se hedhja e automjetit ka qenë e qëllimshme, pasi ai mund të jetë përdorur në ndonjë krim.

Liqeni i Shkopetit është shndërruar në varrezë makinash, pasi dy muaj më parë policia gjeti në të 3 automjete të cilat ishin përfshirë në krime të ndryshme.

Numri zyrtar i automjeteve të hedhura në Liqenin e Shkopetit shkon në katër.