U arratisën nga burgjet e greqisë kapen në territorin shqiptar me drogë e armë tre persona të konsideruar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Nën operacionin e koduar ?Fundi i Arratisë? policia e shtetit ka mundur të prangos Ludovik Kolën 42 vjeç nga Puka, Enkeledi Myrte 34 vjeç nga Devolli si dhe Shpëtim Hidri 44 vjeç nga Kurbini.

Veç arrestimit të tyre policia ka mundur të sekuestrojë 3.5 kg lëndë narkotike në automjetin e tre shtetasve si dhe një armatim luftarak prej 3 automatikësh, 1 pistoletë si dhe mbi 240 fishekë të kalibrave të ndryshme.

Prangosja e tre të kërkuarve nga drejtësia greke ka ardhur si pasojë e shkëmbimit të informacionit midis dy policive pasi prej më shumë se 2 muaj këta të kërkuar nëpërmjet kufirit të gjelbër kishin depërtuar në Shqipëri.

Armët dhe droga e sekuestruara sipas policisë do të trafikoheshin drejt greqisë ndërsa ndaj tyre tashmë është ngritur akuza e trafikut të drogës dhe municioneve.

Njëherazi pritet që ditën e martë gjykata të shqyrtojë ndaj këtyre tre personave dhe kërkesën e palës greke për ekstradimin e tyre.