Qytetarët himarjotë kanë protestuar dje kundër projekteve të qeverisë. Ata kundërshtojnë projektet, pasi sipas tyre, po u grabiten pronat. Banoret i kanë bërë thirrje institucioneve që të tërhiqen nga kjo tentativë e grabitjes së pronave.

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, në Himarë është zhvilluar një protestë kundër projekteve të qeverisë për këtë zonë. ?Kjo tokë quhet Himarë dhe zotër të saj janë himarjotët.

Toka e Himarës nuk është plaçkë në shitje. Nuk bëjmë pazar me amanetin e të parëve ishin disa nga thirrjet dhe pankartat e himarjotëve që kishin dalë në protestë. Në protestë ishte i pranishëm edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili është drejtuar të pranishmëve në gjuhën greke dhe më pas e ka përkthyer atë në gjuhën shqipe.

Ndërkaq një nga organizatorët e kësaj proteste, Nikollaq Neranxi u shpreh në fjalën e tij se nuk do të lejojnë mafiozët që të grabisin pronat e himarjotëve dhe ti kthejnë ata nga pronarë në të pastrehë.

Banorët kundërshtojnë projektet e Bashkisë së Himarës me pretendimin se po u grabisin pronat e tyre. Në këtë protestë ishin të pranishëm gjithashtu edhe kreu i republikanëve, Fatmir Mediu si dhe ish-kandidati për kryetar Bashkie Fredi Beleri.