Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin e vendit Edi Rama se në policinë e Korçës ka vendosur si shef të seksionit të trafiqeve një person të dënuar pak muaj më parë nga gjykata e krimeve të rënda për bashkëpunim me trafikantët e drogës.

Në një deklaratë për mediat kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkeleid Alibeaj tha se Nard Neli sipas Gjykatës nuk duhet të ushtrojë veprimtari publike për 3 vite pasi ua ka dhënë informacionet sekrete trafikantëve të drogës.

Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkeleid Alibeaj

Një kryeministër dhe një qeveri që kërkon të luftojë drogën dhe trafiqet, cakton në pozicionet kyce të kësaj beteje, njerëz me integritet, profesionistë të paimplikuar, pa precedentë.

Shihni cfarë bën Edi Rama.
Ka caktuar në Policinë e Korcë si shef të seksionit të trafiqeve, një person të dënuar pak muaj më parë nga gjykata e krimeve të rënda, saktësisht me 13 prill të këtij viti, pikërisht për bashkëpunim me trafikantët e drogës.
Nardi Neli, është dënuar nga gjykata e shkallës së parë të krimeve të rënda, dhe kjo gjykatë ka kërkuar që ky oficer të mos ushtrojë veprimtari publike për 3 vite.