Familjet e 29 vjeçares Jonida Canaku dhe të biznesmenit Sokrat Shani të vetëvrarë një ditë më parë kanë hapur dyert e mortit. Të dyja familjet kanë pohuar se ishin në dijeni të kësaj lidhjeje, ndërkohë që ishin shprehur kundër marrëdhënies së tyre.

Nëna e Jonida Canakut, studentes 29-vjeçare e cila prej më shumë se 3-vitesh kishte një lidhje me një 65-vjeçar, teksa ka folur për mediat ka deklaruar se familja ka qenë në dijeni të lidhjes së vajzës së tyre, por e ka pasur të pamundur që ta shmangë një fakt të tillë.

Sipas gruas, vajza e saj kishte filluar lidhjen që tre vite më parë, pavarësisht kundërshtive të familjarëve, ndërkohë që shton se kjo ngjarje ka tronditur rëndë familjen. Sipas saj, vajza nuk i kishte shfaqur asnjëherë probleme apo ti kishte shfaqur shqetësime nga lidhja me 65 vjeçarin Sokrat Shani.

Të dyja familjet kanë hapur dyert e mortit për të përcjellë për në banesën e fundit trupat e viktimave, ndërkohë që policia po heton ende për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.