Surprise Me!

Report TV - Krimi makabër në Palasë, Zani tentoi të përdhunojë 12-vjeçarin

2016-09-26 4 Dailymotion

Monstra i Palasës Jorgo Zani ka tentuar të përdhunojë kushëririn e tij të mitur 11-vjeçar A.Zariu para se ta masakronte duke i prerë kokën.

Në këtë përfundim kanë arritur hetuesit të cilët prej 12 orë kanë marrë në pyetje Zanin të skeduar si përdorues droge dhe person me probleme mendore.
Në trupin e të miturit 11-vjeçar janë gjetur shenja dhune ndërsa një pjesë e teshave të tij kanë qenë të grisura sqaruan burime për Report Tv.

Por ky nuk është krimi i vetëm i Zanit tashmë të arrestuar. Ai dyshohet se ka vrarë dhe një 9-vjeçar tjetër nga fshati Palasë pasi prej 2 ditësh nga 9-vjecari Kiço Konomi nuk ka asnjë gjurmë dhe familjarët e tij i janë drejtuar policisë.

Nga deklarimet e banorëve të zonës Konomi dhe Zani prej më shumë se 5 muaj shoqëroheshin bashkë nëpër fshat dhe njiheshin si persona problematikë, hajdutë dhe ngacmues të kalimtarëve apo turistëve në zonë.

Buy Now on CodeCanyon