Dy të rinj dyshohet se janë mbytur këtë pasdite në një rezervuar në Korçë. Dy të rinjtë që dyshohet se janë mbytur janë Rei dhe Berti Tahirllari, 18 dhe 19 vjeç. Familjarët e tyre kanë kërkuar ndihmën e policisë së Korçës për gjetjen e tyre.<br /><br />Sipas policisë dy të rinjtë, që janë edhe kushërinj me njëri-tjetrin, kishin shkuar që të laheshin në rezervuarin që ndodhet mes fshatrave Qatrom dhe Polem në vendin e quajtur quajtur "Gropa e Danielit" dhe nuk janë parë që të dalin më nga aty.<br /><br />Shqiptarja.com sjell edhe foto nga vendi i ngjarjes ku shihet se në anë të rezervuarit kanë mbetur atletet dhe rrobat e dy të rinjve.
