Përfundon afati për të gjithë maturantët të cilët kërkonin të ndryshonin degë apo të korrigjonin pasaktësitë në formularin A2.

Agjencia Kombëtare e Provimeve ka mbyllur këtë procedurë dhe tashmë rreth 27 mijë maturantë duhet të presin publikimin e listës së fituesve.

Sipas udhëzimit që ka miratuar Ministria e Arsimit, fituesit në universitete do të shpallen në 5 shtator. Menjëherë pas publikimit të listës, fituesit duhet të shkojnë të bëjnë regjistrimin paraprak në degën që kanë fituar.

Kush nuk regjistrohet, hiqet nga listat e fituesve. Pas mbylles së regjistrimeve, do të publikohen kuotat e lira në çdo degë dhe për plotësimin e tyre do të jetë raundi i dytë.

Siç bëhet e ditur nga Ministria e Arsimit, në raundin e dytë, maturantët që nuk kanë fituar, apo ata të cilët kërkojnë të fitojnë një degë më të mirë, mund të zgjedhin programe studimi të tjera, kjo do të thotë se lista e 10 degëve që janë zgjedhur me formularin A2, mund të ndryshohet, në mënyrë që çdo kandidatë të ketë mundësi të fitojë të drejtën e studimit në universitetet publike apo private.

Më raundin e dytë do të aplikojnë edhe maturantët mbetës në një nga provimet e maturës, por që marrin notë kalues në testimin që do zhvillohet në muajin shtator.

Fituesit e raundit të dytë do të publikohen në 4 tetor.