Një 25 vjeçare është vënë në pranga pasi mashtronte duke iu marrë lek për shtëpi me qera dhe më pas humbiste çdo numër kontakti. Xhuljana Çami ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 7 vjet burg.

25 vjeçarja bashkë me motrën e saj E. C 15 vjeç kanë marrë me qira aparatamente dhe konkretisht tre të tillë dhe me pas i kane lënë disa personave të tjerë në të njëjtën kohë duke marrë prej këtyre kapar apo qirane.

Ato gënjenin se apartamentet kanë qenë në pronësi të tyre apo familjarëve të tyre, ndërkohë që ato i kanë marrë me qira nga pronarët e vërtetë siç dhe më pas i jepnin me qira në të njëjtën kohë personave të ndryshëm për të marrë paratë prej tyre në formën e kaparit e më pas janë zhdukur.

Të dy motrat kanë pasur si qëllim të strehohen ne apartamentet me qira, por marrja e tyre me qira dhe dhenia me pas personave të tjerë ka qenë një taktikë për të gënjyer njerëz të ndryshëm.

Sipas deklaratës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë këto mashtrime i kanë bërë në muaj të ndryshëm gjatë vitit 2011.