Ngërç me reformën në drejtësi. PD paralajmëron se do ta ankimojë në gjykatë kushtetuese ligjin e vetingut, të cilin maxhoranca (PS-LSI) e miratoi në fund të një mbledhjeje 4 orëshe të komisionit të reformës në drejtësi, e vetme.

Të 47 amendamentet e PD-së, për vetingun, pra verifikimin e pasurisë dhe figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, u rrëzuan.
Gjë që nuk u mirëprit nga deputetet e djathtë, që në fund e quajtën të gjithë ligjin antikushtetues dhe që devijon dukshëm nga ajo që u miratua me konsensus në 22 korrik.

Demokratët votuan pro në parim, kundër nen për nen, ndërsa refuzuan të merrnin pjesë në votimin total të vetingut. Atyre iu pranuan vetëm teknikalitet që euralius e opdat i kishin përfshirë në draftin e tyre, dhe të shënuara me të kuqe.

Por nëse vetingu pritet të hidhet në votë në një seancë të jashtëzakonshem brënda gushtit, nuk duket se do kenë të njejtin fat dy ligjet e tjera, ai për byronë e hetimit dhe institucionete reja të drejtësisë.

PD paraqiti në komision në draft tjetër alternativ me 47amendamente për 25 nenet e para të ligjit.
Por në to prekeshin edhe 4 shtyllat e cilësuara si të panegociueshmë nga ndërkombëtarët. Vendoseshin afate për kohëzgjatjen e hetimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ndrësa paratë e njerëzve të vetingut, pra kupolës që do të kontrollojnë drejtësinë shqiptare, cuditërisht i kalonin kompetencë hetimi ispektoriatit të kotrollit dhe deklarimit ët pasurive, institucion i anatemuar më herët nga PD. Ndërkohë që euralius ia la këtë të detyrë drejtorisë kundër pastrimit të parave. PD ul n 60 moshën e njerëzve të vetingut, që për ndërkombëtarët duhet të jetë 65. gjithashtu shton një afatesh që duuhen zbatuar nga presidenti i republikës. I parprekur mbetej megjithatë roli i ndërkombëtarëve në verifikimin e kandidatëve për anëtarë të sistemit të drejtësisë.