Surprise Me!

Report TV - Nuk pranojnë largimin nga konvikti banorët konfliktohen me policinë

2016-09-26 1 Dailymotion

11 familje, një pjesë e të cilëve anëtarë të shoqatës së jetimëve, u konfliktuan mëngjesin e të martës me policinë bashkiake atë të komisariatit nr.2, pasi nuk pranuan të lironin ambientet e konviktit të shkollës së Hoteleri Turizmit.

Bashkia e Tiranës ka vendosur të lirojë ambientet e konviktit të zëna nga individë të ndryshëm. Nga ana tjetër banorët që jetojnë në këto ambiente thonë se janë strehuar aty prej më tepër se 20 vitesh.

Bashkia thotë se iu ka ofruar këtyre familjeve strehim në një zonë tjetër, pa pagesë dhe duke iu ofruar edhe mundësinë e strehimit alternative me qera të rimbursueshme. Një përfaqësuese e Bashkisë negocioi me familjet për t?iu ofruar në emër të bashkisë së Tiranës, strehimin në ambientet e Qendrës Tranzitore të Emergjencave në Tufinë.

Bashkia e Tiranës tha se këto familje banonin në këtë konvikt pa asnjë status ligjor, dhe në gjendje të rënduar, sidomos për fëmijët e tyre. Sipas bashkisë atyre iu është ofruar zgjidhje sipas kushteve ekonomike te tyre dhe një strehim shumë më cilesor, qera te rimbursueshme 100 për qind, si dhe strehim alternativ sipas mundësive.

Bashkia tha se një vendim i tillë është marrë, pasi në adresë të saj ka pasur ankesa nga nxënësit e shkollës hoteleri-turizem, madje edhe peticione të tyre, se familjet që jetojnë në këtë godinë shkaktojnë probleme për ta. Pavarësisht rezistencës, pjesa më e madhe e familjeve pranuan të shkojnë në Qendrën Tranzitore të Emergjencave në Tufinë.

Buy Now on CodeCanyon