Banorë të qytetit të Fierit kundërshtojnë punimet për rehabilitimin e rrugës Xoxi Andoni në këtë qytet.

Sot ata janë përplasur me punonjësit e bashkisë, pasi sipas pretendimeve të tyre, po u dëmtohet prona private.

Teksa penguin fadromat për të vijuar punimet banorët deklarojnë se ata janë pronarë të objekteve në atë zonë, të ndërtuara që në vitin 1920.

Nga ana tjetër, drejtoresha pergjithshme e legjislacionit pranë bashkise Fier, Esmeralda Kapllanaj shprehet se fadromat ndërhynë për të prishur rrethimin e banesës së një qytetari,e cila është pa dokumente.