Një zjarr ka përfshirë Shëngjinin mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00. Fillimisht situata ishte nën kontroll por gjate natës flakët janë shtuar duke rrezikuar banesat dhe banorët.

Mëngjesin e sotëm në vendngjarje ka mbërritur një helikopter i cili punon për shuarjen e flakëve.

Situata është vene nën kontroll por zjarri vijon ende duke u favorizuar nga era e fortë.

Gjatë natës situata ka qenë alarmante, pasi zjarri ju afrua qytetit te Shëngjinit duke vënë në rrezik banesat.

Me dhjetëra banorë u evakuuan, ndërsa janë larguar shumë pushues nga frika dhe paniku. Shumë qytetare e kanë kaluar natën jashtë duke luftuar me flakët.