Pflüger falënderoi liderin e LSI-së, z. Ilir Meta dhe drejtuesit e LRI-së për punën që bëjnë me të rinjtë, të cilët i japin shpresë dhe optimizëm vendit.
Duke u ndalur të reforma në drejtësi, Prof. Dr. Friedbert Pflüger, e cilësoi miratimin e saj si një arritje të madhe për Shqipërinë dhe barrierat europiane. Sakaq, z. Pflüger u kujtoi të rinjve shprehjen e famshme të John F. Kennedy, që duhet të shërbejë si nxitje në mënyrë që ata të përfshihen në vendimmarrje dhe të bëjnë më shumë për vendin e tyre.
?Lexova gazetat në Tiranë se Kongresmeni, Michael McCaul, Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kongresin Amerikan, i dërgoi përgëzimet e tij, Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta për kalimin me sukses të reformës në drejtësi dhe reforma në drejtësi tha ai. Dhe kjo vjen nga SHBA, që unë mendoj të gjithë ne duhet ta marrim shumë seriozisht, është një arritje për Shqipërinë dhe barrierat europiane. Më lejoni t?ju them disa fjalë rreth çfarë unë kam mësuar si një politikan i ri, si një politikan me pak eksperiencë dhe si politikan me shumë eksperiencë në karrierën time. Gjëja e parë dhe është e qartë se nuk është nevoja t?ua mësoj unë këtë dhe të flasim për këtë këtu, por John F. Kennedy dikur tha: Mos pyesni se çfarë mund të bëjë vendi për ju, por çfarë ju mund të bëni për vendin tuaj?, - theksoi Prof. Dr. Friedbert Pflüger, teksa tregoi edhe një histori të rinisë së tij për të ilustruar mesazhet e tij për të rinjtë e LRI-së.

Prof. Dr. Friedbert Pflüger u bëri thirrje të rinjve që të mos bien pre e radikalizmit politik apo fetar dhe se duhet shumë pasion dhe besim në vetvete për të ndryshuar gjërat.

?Gjëja e dytë që unë gjithashtu shikoj është se ka shumë urrejtje. Jemi të rrezikuar nga radikalizmi, radikalizmi i djathtë, radikalizmi i majtë, radikalizmi fetar. Ju lutem mos tentoni të shkoni drejt radikalizmit, çdo gjë është e gabuar dhe çdokush që ju mëson dhe ju thotë se kemi përgjigje të thjeshta, përgjigje të shpejta, bota është bardhezi, ai ose ajo është gabim. Bota është e vështirë, politika është e vështirë dhe ju duhet të keni shumë pasion për t?i ndryshuar gjërat dhe ju duhet të filloni të besoni se mund ta bëni këtë gjë?, - shtoi z. Pflüger.

Në fund të fjalës së tij, Prof. Dr. Friedbert Pflüger vlerësoi edhe një herë liderin e LSI-së dhe nënvizoi se e ardhmja do të jetë më e mirë nëse qëndrojmë të bashkuar në Evropë.

?Ka dhe një gjë tjetër që unë gjithmonë kam menduar që është shumë e rëndësishme: ne jetojmë në komunitetet tona, i duam qytetet tona, fshatrat tonë, ne duam vendin tonë. Vendi është shtëpia jonë, ne të gjithë në Europë e bëjmë këtë, por të ardhmen do ta kemi vetëm në qoftë se rrimë të bashkuar në Europë, sepse kombet tona janë shumë të vogla për të ndryshuar botën. Një parti dhe një lider, i cili investon kaq shumë kohë dhe mund për rininë e vendit të tij, ai do t?ia dalë mbanë dhe ju do t?ia dilni!?, - u shpreh ndër të tjera Prof. Dr. Friedbert Pflüger.