Vetëm pak ditë para ceremonisë së shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan, emocionet përfshijnë çdo besimtar jo vetëm katolik por çdo shqiptar që ka njohur veprën humane të Nënës Terezës.

Pikërisht kësaj ngjarje të madhe i është dedikuar një meshë në Famullinë e Shkodrës në katedralen e Shën Shtjefnit, ndërsa famullitari Dom Artur Jaku në meshën e shenjtë të së dielës në katedralen e ?Shën Shtjefnit?, veçoi veprën e saj në shërbim të të varfërve që e çuan në shenjtërim.

Një nga motrat misionare të Nënë Terezës, përpara besimtarëve të krishtere evidentoi faktin se përvujtëria ndaj njerëzve në nevojë është misioni kryesor i tyre.

Kjo meshë iu dedikua të lumes Nënë Tereza, e cila me 4 shtator do të shpallet shenjt e Kishës Katolike në sheshin e Vatikanit, në një meshë të veçantë të drejtuar nga Papa Francesku.

Shumë shqiptarë do të drejtohen drejt Selisë së Shenjtë për të përcjellë nga afër procesin e shenjtërimit të shqiptares misionare në botë.